Një ngjarje tragjike ndodhi në fshatin Resulaj të Vlorës, atje ku dy të moshuar kanë humbur jetën.
Viktimat E.Z 80 vjeç e M.Z 75 vjeç, burrë e grua, humbën jetën pasi ranë në kontakt me energjinë elektrike brenda shtëpisë së tyre.
“Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”-njoftoi policia.