Hyri të lahet në lumë, por s’doli dot më… 52 vjeçari shqiptar mbytet në Itali para syve të familjarëve

Një ngjarje tragjike ndodhi në Orzinuovi të Italisë fqinje, atje ku një 52 vjeçar shqiptar u mbyt në lumin Oglio.

Argon Gjyla, banues në Comezzano Cizzago, kishte shkuar për piknik me familjen, fëmijët e disa miq. Në një moment 52 vjeçari vendos të hyjë në ujë për t’u freskuar, por nuk arriti të dalë dot më prej aty.

Miqtë e familjarët nuk e panë më Argonin veçse pak momente pasi ai hyri në lumë. Disa persona  ndërhynë për t’i ardhur në ndihmë 52 vjeçarit. Ata arritën ta nxjerrin në breg dhe nisën të kryejnë manovrat e reanimimit, në pritje të ambulancës.

Një helikopter mbërriti në vendin e ngjarjes dhe e dërgoi 52 vjeçarin në urgjencë. Fatkeqësisht shqiptari ndërroi jetë pak orë pas shtrimit në spital.