Kampionati Ballkanik, Luiza Gega fiton tre medalje të arta në Serbi

E pathyeshme në garën ku mban rekord evropian, atë të 300 metrave me pengesa. Por kësaj here ylli i Luiza Gegës ka shkëlqyer edhe më shumë, në kampionatin ballkanik të zhvilluar në Serbi.

Si askush tjetër në këtë kampionat, sportistja shqiptare ka mundur të fitojë plot tre medalje të arta. Konkretisht në garat e 3000 metrave me dhe pa pengesa, po ashtu dhe në garën e 5000 metrave.

Gega ka dominuar mbi kundërshtarët, ndërsa pjesëmarrësh kishte edhe nga vende të tjera (joballkanike). Me fitoren e garës së 3000 metrave me pengesa,  sportistja 34 vjeçare ka arritur të kualifikohet edhe në Lojërat Olimpike, Paris 2024