Dita e nesermë pritet të jetë më e nxehta e këtij muaji. Meteorologët parashikojnë se temperaturat fo të shkojnë deri në 43 gradë celcius, veçanërisht në qarqet e Elbasanit e Beratit.
Por ka dhe një lajm të mirë. Pas mëse dy javësh vape, pritet që e mërkura të sjellë uljen e shumëpritur të temperaturave. Meteorologët parashikojnë një rënie prej 5-7 gradësh të mërkurën si dhe rikthim të reshjeve afatshkrutra të shiut në disa zona të Shqipërisë. E mërkura do të ketë një temperaturë maksimale prej 36 gradësh ndërsa në orët e darkës pritet freskimi i motit.
Nga ana tjetër rënia e temperaturave pritet të shoqërohet edhe me rritjen e erës, një faktor që ndikon në përkeqësimin e gjendjes me vatrat e zjarrit. Ditët e fundit në territorin e vendit janë regjistruar disa dhjetëra vatra zjarri, më problematiket ato në pyllin e Peshtanit në Fier, e në Vlorë.
Përsa i përket muajit gusht, meteorologët parashikojnë se do të ketë temperatura të larta, por jo kaq ekstreme sa ato të këtij muaji.