Një 20 vjeçar humb jetën në plazhin e Velipojës

Një djalë në moshë të re ka humbur jetën këtë të martë në plazhin e Velipojës.

20 vjeçari A. Sylja, banues në Shkodër, sapo ka hyrë në ujë nuk është ndier mirë. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët e roja bregdetare. I riu është dërguar me urgjencë drejt qendrës shëndetësore të Velipojës, po nuk ka arritur të shpëtojë.

“Rreth orës 10:25, në plazhin e Velipojës, shtetasi A. S., 20 vjeç, banues në Shkodër, sapo ka rënë në kontakt me ujin, nuk është ndjerë mirë nga ana shëndetësore. Ai është nxjerrë në breg nga familjarët dhe roja bregdetare dhe i është dhënë ndihma e parë, por ka humbur jetën. Paraprakisht dyshohet se 20-vjeçari ka humbur jetën nga arresti kardiak.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.”-njofton policia.