Orikum: 15 vjeçari mbetet në det, shpëtohet nga banorët e zonës

Një 15 vjeçar ka rrezikuar të mbytej në detin e Orikumit. Adoleshenti kishte dalë në det me një gomone të vogël, por motori i ishte fikur ndërsa dallgët po shtoheshin.

Mbi rastin u njoftua policia kufitare, por duke parë shtimin e dallgëzimit në det, banorët kanë ndërhyrë vetë me mjete lundruese. Në ndihmë të të riur kanë shkuar banorë të zonës, të cilët kanë ‘rimorkiuar’ të riun që kishte mbetur në gomone.

Fatmirësisht 15 vjeçari është në gjendje të mirë shëndetësore. Foto e të riut u publikua nga Top Channel.