Lotët e një foshnje 7 muajshe nga Kosova, prindërit nuk kanë mundësi ta dërgojnë për kurim

Ende nuk ka mundur të thotë nënë, baba… është shumë e vogël, e pafajshme, e brishtë. Por lotët e saj e tregojnë dhimbjen, një dhimbje që me siguri i dhemb në shpirt prindërve.

Arbora ka nevojë urgjente për një transplant të mëlçisë, për kurim të specializuar jashtë shtetit. Por prindërit e këtij ëngjëlli të vogël nuk munden, nuk i kanë mundësitë financiare.

Ata i janë drejtuar për ndihmë “Shqiptarët për Shqiptarët” e Fondacionit “Firdeus” me shpresën se do të mund t’i shpëtohet jeta dritës së tyre, Arborës së vogël.

E dhimbshme të shohësh këtë vogëlushe që në vend të buzëqeshjes, derdh lot nga dhimbjet. Arbora ka nevojë për kurim urgjent, pasi trupi e shëndeti i saj i brishtë, ia rrezikojnë jetën.