7 muaj më parë, Samedini së bashku me të shoqen u bekuan me një fëmijë që e prisnin prej vitesh… në krahët e tyre erdhi Arbora, vajza e tyre. Por shumë shpejt ditët e gëzimit u zëvendësuan me lotët e dhimbjen. 7 muaj kaluan mes dyerve të spitaleve, ndërsa tanimë vogëlushja e çiftit Krasniqi nga Prishtina, rrezikon seriozisht jetën.
E përballë lotëve të të bijës, këtij babai i dridhet zëri teksa flet për shëndetin e rënduar të Arborës. Veç sëmundjes, pesha e pamundësisë e rëndon edhe më tej zemrën e këtij babai. Ai s’mundet dot të dërgojë për kurim të bijën.
“Fëmija i im i parë… jam shumë i lidhur me të. Nuk e di qysh ta shtyj jetën pa vajzën, më mirë të vdes, vetëm të mos e shoh më kështu. Jashtëzakonisht e vëshirë ëshyë për neve si prind. Vajza është në gjendje të rëndë. Në rrezik për jetën. Mundet me pas gjakderdhje, të bjerë në koma…duhet ta dërgojmë në spital në Itali, por për neve si familje është e papërballueshme, sepse me këto kushte që kemi, ato para nuk i bëjmë dot kurrë”-thotë Samedini.
Arbora ka nevojë urgjente për transplant të mëlçisë dhe kurim të specializuar në Italinë fqinje. Kostoja e kurimit të vogëlushes i kalon 120 mijë euro. Të dëshpëruar, familjarët luten për ndihmë