Tiranë, i riu qëllon 35 vjeçarin me çifte gjahu pas një sherri për motive banale

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e “Varrit të Bamit”, atje ku një sherr për motive banale mes dy të rinjve, ka mjaftuar për të degjeneruar në përdorimin e armës.

Një 30 vjeçar i identitifkuar me inicialet D.K, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të G.N, 35 vjeçar, duke e lënë këtë të fundit të plagosur në këmbë. 30 vjeçari e ka qëlluar të riun me çifte gjahu. I plagosuri është paraqitur i vetëm në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me armë gjahu një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, ditën e sotme, pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur Varri i Bamit, një shtetas ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N., rreth 35 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin e autorit të dyshuar. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore u bë identifikimi i autorit të ngjarjes, shtetasit D. K., 30 vjeç, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ditën e sotme, rreth orës 13:30, ka plagosur me armë gjahu shtetasin G. N. Shtetasi G. N., ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.