Makina përplaset me kamionin në Qukës, 4 persona plagosen… mes tyre dy fëmijë të mitur

Një aksident i rëndë ka ndodhur së fundmi në rrugën Librazhd- Prrenjas, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona. Dy prej të lënduarve mësohet se janë fëmijë të mitur. Të lënduarit janë dërguar në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet njoftuan se një makinë me shofer shtetasin me inicialet R.P, është përplasur me një kamion, me drejtues shtetasin me inicialet G.A.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.