Një aksident mes një autobusi me pasagjerë dhe një veture ka ndodhur këtë pasdite në Gllaverë të Klinës. Për pasojë të paktën 6 persona kanë mbetur të lënduar, informacion të cilin e konfirmon së fundmi policia.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Të lënduarit janë transportuar për në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë”, tha Gashi.
Ai theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe policia dhe po zhvillon hetimet lidhur me rastin.