Pamje me dron nga plazhi në Australi, të notosh pranë peshkaqenëve…

Pamjet e publikura nga ‘Drone Shark’ në rrjetet sociale kanë bërë xhiron e rrjetit, teksa dy peshkaqenë shihet të notojnë fare pranë disa pushuesve që po notonin në brigjet e plazhit Bondi në Australi.

Disa prej notarëve e pikasin peshkaqenin dhe ndalojnë në moment. Jason Inggeleden, piloti i cili filmon me dron jetën nënujore në këtë zonë, u shpreh për median lokale se peshkaqenët në fjalë i përkasin një lloji jo të rrezikshëm për njerëzit.