Pamjet e një operacioni policor kanë bërë xhiron e rrjetit, në momentin kur një qen i policisë i quajtur ‘Elio’, hidhet në ‘aksion’ dhe zbulon një sasi të madhe parash të padeklaruara. Paratë, 1,075,600 euro, ishin fshehur në dy valixhe në një autobus në Firence.
Autoritetet italiane treguan se bagazhet plot me para i përkisnin një shtetasi kinez, rezident në Itali. Një hetim ka nisur tashmë për origjinën e sasisë së madhe të parave.