Fotolajm, Saturni përmes teleskopit në Prishtinë

Klubi i Astronomëve të Kosovës ka publikuar një imazh interesant të Saturnit, vëzhguar përmes observatorit të Prishtinës.

Imazhi i kapur me teleskop, tregon unazat e famshme të gjigandit të gaztë. Saturni është planeti i dytë më i madh në sistemin tonë diellor.