Pamje interesante, fragmenti i kometës ‘zbardh’ qiellin e natës në disa shtete të Amerikës

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, një lëmsh zjarri përshkoi qiellin në julindje të Shteteve të Bashkuara, një fenomen i cili u arrit të filmohej nga një qytetar që po shikonte e filmonte me teleskop hënën.

Ngjarja u fiksua në Virxhinian Perëndimore nga Bill Stewart, i cili mandej e publikoi videon në rrjetet sociale. Të tjerë persona e panë fenomenin, madje edhe në shtete të tjera si Tenesi.

Në lidhje me objektin reaguan dhe autoritetet (NASA) të cilët shpjeguan se lëmshi zjarrit ishte një fragment i një komente, në peshë afro 34 kilomgramë dhe me diametër rreth 30 cm. Në një moment të caktuar, fragmenti kometës lëshon më shumë dritë se vetë hëna (siç dallohet dhe në video), kjo për shkak të fërkimit të objektit me atmosferën e planetit dhe shpejtësisë së jashtëzakonshme që kanë këto trupa qiellorë.