Gruaja shqiptare me të bijën 9 vjeçe humbin jetën në aksident tragjik në Kroaci

Tre të vdekur e dy të plagosur në gjendje të rëndë. Ky është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur në dalje të Ravča në Kroaci, ndërsa media vendase raporton se dy viktimat e të plagosurit i përkasin një familje shqiptare me origjinë nga Kosova.

“Jutarni” shkruan se nga ajo që ka mundur të mësojë deri më tani, familja nga Kosova udhëtonte në drejtim të Dubrovnikut kur është përplasur në autostradën A1 me një tjetër makinë.

Për pasojë, nëna me të bijën e mitur (9 vjeçe) kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes. Kryefamiljari së bashku me fëmijën tjetër, një djalë në moshën 15 vjeçare, u dërguan me urgjencë në spital në gjendje tepër të rëndë.

Në automjetin tjetër, humbi jetën një djalë në moshë të re, me origjinë nga Zadari i Kroacisë. Në vendin ku ndodhi përplasje, skena ishte e frikshme, shkruan media kroate.

Në lidhje me dinamikën e ngjarjes, media lokale thotë se një sërë pistash. Një prej hamendësimeve tregon se makina e drejtuar nga shtetasi kroat ka ndaluar në orvatje për të hyrë në një kthesë e në atë moment është goditur nga fuoristrada me të cilën udhëtonte familja shqiptare. Gjithsesi, thekson “Jutarni” pritet rezultatet konkrete të analizës dhe ekspertizës që po kryhet nga autoritetet.