Kjo është familja shqiptare që u aksidentua në Kroaci… Njomza dhe Olta nuk ia dolën dot

Kryetari i komunës së Shtimes në Kosovës, Qemajl Aliu, ka publikuar foton e familjes e cila u përfshi në një aksident të rëndë në Kroaci. Makina e familjes nga Kosova u përplas me një tjetër automjet në njërën prej autostradave në Kroaci, e për pasojë humbën jetën në vend nëna me të bijën 9 vjeçe. Njomza e Olta vogël, nuk mundën t’i mbijetojnë dot plagëve, ndërsa Safeti me djalin, ndodhen të dy të shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

 “Jemi tronditur thellë nga lajmi i kobshëm i aksidentit me fatalitet që e ka pësuar bashkëqytetari ynë Safet Gashi nga fshati Pjetërshticë. Gjatë rrugës së kthimit për në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore, për fat të keq në shtetin e Kroacisë, familja Gashi kanë pësuar aksident me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekura Njomza Olluri-Gashi dhe Olta Gashi. Ky lajm i trishtë na ka prekur skajshmërisht andaj familjeve Gashi dhe Olluri, miqve e të njohurve të tyre ua përcjellim ngushëllimet më të sinqerta për këtë tragjedi të rëndë që na ka goditur të gjithëve. Safetit dhe djalit të tij u urojmë shërim të shpejtë dhe lutemi që ky të jetë rasti i fundit ku bashkëkombasit tanë pësojnë aksidente e humbin jetën në rrugë”, ka shkruar kryetari i komunës.