Durrës: Rrahu të shoqen dhe vajzën e tij, prangoset 37 vjeçari

Një 37 vjeçar është arrestuar nga policia nën akuzën e dhunës fizike ndaj të shoqes dhe vajzës. Kjo nuk ishte hera e parë që ai kishte rrahur të shoqen dhe vajzën e tij, pasi të dyja kishin urdhër mbrojtje.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin 37 vjeçar, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, të cilat ishin të pajisura me urdhra mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.