“Faleminderit, që më shpëtuat” Rrezikoi të mbytet në plazhin e Velipojës, shpëtohet në kohë 17 vjeçari

Një 17 vjeçar që rrezikoi mbytjen në plazhin e Velipojës, është shpëtuar nga rojet bregdetare e ndërhyrja në kohë e mjekëve në qendrën shëndetësore. Mjekët treguan se i riu u transportua në gjendje të rënduar, me puls të dobët dhe nivel oksigjeni të ulët në gjak.

 “U përballëm me një rast shumë të vështirë, na informoi urgjenca kombëtare për mbytje në det. U nisëm menjëherë, shkuam në vendngjarje, ishte një djalë 17 vjec, sapo e kishin nxjerrë rojet bregdetare.”-tha mjeku.

“Ishte kod i kuq, puls shumë i dobët, në momentin që  u soll në qendër shëndetësore filloi stabilizimi. Fatmirësisht nuk e transportuam në Shkodër, u largua pas dy orësh.”-tha mjekja tjetër.  

“Dua të falenderoj stafin e qendrës këtu sepse isha gati duke u mbytur.”-tha i riu, i cili ishte pranë nënës së tij.