Pamje, shtëpia rrëzohet në lumin e fryrë nga përmbytjet masive në Alaska

Një shtëpi dykatëshe ka rënë në lumin Mendenhall në kryeqytetin e Alaskës, Juneau, ndërsa pamjet janë filmuar nga dëshmitarët okularë atje.

BBC ka publikuar videon, nga ku duket sesi lumi i fryrë nga përmbytjet, ka gërryer tokën poshtë ‘këmbëve’ të godinës 2 katëshe. Në fund, banesa ‘gllabërohet’ po ashtu nga vërshimi i lumit.