Një tren me pasagjerë që ishte nisur nga Suedia drejt Norvegjisë, ka dalë nga shinat si pasojë e reshjeve masive dhe stuhive të forta të erës.
Në tren ndodheshin më shumë se 100 pasagjerë në momentin kur mjeti doli nga shinat. Tre persona përfunduan në spital si pasojë e lëndimeve, raporton Reuters.
Autoritetet në Suedi e Norvegji kanë ngritur alarmin e kuq në lidhje me motin me stuhi që ka prekur dy vendet në dy ditët e fundit, duke argumentuar se moti i keq do të vijojë duke u intensitifikuar e do të jetë mbase më esktremi në dekadat e fundit.
Autoritetet kanë kërkuar që në zonat ku pritet të ketë intensitet të lartë të stuhisë, qytetarët të qëndrojnë larg lumenjve dhe zonave me rrëpira, për të shmangur çdo lloj të papriture.