Nuk ka dhimbje më të madhe për një prind, sesa të shohë fëmijën e tij të sëmurë… në rastin e këtij babai nga Kosova, dhimbja është shumëfishe… djali i tij i vogël, i ka veçse 20 ditë në këtë botë dhe rrezikon të shuhet.
I dëshpëruar dhe në pamundësi për të gjetur shumën e nevojshme financiare për ta dërguar për kurim jashtë shtetit, Selimi po bën ç’është e mundur… ai ka dalë rrugëve të Prishtinës për të kërkuar ndihmë, si dhe i është drejtuar me një lutje shqiptarëve bamirës, kudo ata ndodhen, përmes “Shqiptarët për Shqiptarët” e Fondacionit Firdeus.
Ky është mesazhi i tij përlotës, një thirrje me të vërtetë e dëshpëruar për ndihmë.
“Thirrje per kedo ju lutem ma shpetoni djalin. Une jam Selimi babai i Milaimit 2 javesh. Kam dale rruge me rruge e shtepi me shtepi per te kerkuar ndihme. Fale shqiptareve zemer mire kam arritur te mbledh nje pjese te te hollave. Por rasti i djalit tim eshte urgjent e duhet te niset me avion spitalor sepse ai eshte ne inkubator ne reaminacion ne spital te Prishtines. Boll zor me vje me ju lyp por evladi te myt krejt. Mos e provofte kush me e pas fmine sa ka lind smut. Kush te mundet me ndihmu do isha falenderues me jete, e Zoti ju shperblefte. Sdi cka te shkruj ma, vec lutna me me ndihmu…
Me lot nder sy babai Milaimit 2 javesh, Selimi”