Pamje video, shtëpitë ‘notojnë’ në ujë në Norvegji… vërshime të mëdha si pasojë e stuhisë ‘Hans’

Një digë në Norvegjinë jugore shpërtheu pjesërisht të mërkurën si pasojë e reshjeve masive që solli stuhia ‘Hans’.

Vërshimet shkaktuan rrëshqitje dherash e fryrjen e lumenjve duke bërë që komunitetet në rrjedhën e poshtme të lumit, të largoheshin nga shtëpitë e tyre. Shumë godina u panë teksa ‘notonin’ në ujë, ndërsa disa të tjera u shkatërruan plotësisht.