Kukës, përfshihet nga flakët zona e vendgrumbullimit të mbetjeve urbane në Mamëz

Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Mamëz, atje ku depozitohen mbetjet urbane të qytetit të Kukësit. Flakët kanë rënë në hyrje të vendgrumbullimit, duke u përhapur edhe në zonën pyjore përreth.

Ende nuk dihet si cili ka qenë shkaku i zjarrit. Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për parandalimin e përhapjses së flakëve. Fatkeqësisht prania e erës mund të favorizojë flakët, pasi zona rrethohet nga një masiv pyjor me pemë dushku.

Ky është rasti i katërt i rënies së zjarreve në këtë zonë.