Shkodër, plagoset me armë një 47 vjeçar

Në rrethana ende të paqarta, një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në afërsi të ish-sanatoriumit, ndërsa i plagosuri është rreth 47 vjeçar. Ky i fundit është dërguar në spital dhe aktualisht është futur në sallën e operimit, pasi ka një plumb në shpatull. Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Hetuesit kanë nisur punën për të hedhur dritë mbi ngjarjen.