Ngjarja e rëndë në Fier: Shkoi për peshkim, dyshohet të jetë mbytur një 21 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, atje ku një 21 vjeçar dyshohet të jetë mbytur në kanalin e fshatit Pojan. I riu ndodhej atje për peshkim së bashku me disa miq të tij. Në rrethana të paqarta, i riu ka rënë në kanal dhe nuk është gjendur më. Miqtë e tij kanë njoftuar autoritetet, ndërsa kërkimet për trupin vijojnë ende.

Njoftimi i policisë: 

Rreth orës 12:40, në fshatin Pojan, dyshohet se duke peshkuar, ka rënë aksidentalisht në kanal dhe është mbytur shtetasi 21 vjeç, banues në Roskovec.Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për gjetjen e trupit të 21-vjeçarit.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.