Kosovë: shoferi serb në gjendje të dehur përplas me makinë oficerin e policisë në Zveçan

Një shtetas serb ka përplasur me makinë një oficer policie në Kosovë. Siç raporton media e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të shtunës (dje), pas orës 22:00.

Shtetasi serb po e drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Soqanicë të komunës së Zveçanit.

Si pasojë e lëndimeve trupore, oficeri i policisë është dërguar në spital. Prokuroria ka nisur hetimet mbi rastin.