Bulqizë, 3 minatorë përfundojnë në spital pas shpërthimit të gazit në minierë

Një sasi gazi ka shpërthyer në një minierë në Bulqizë, duke shkaktuar djegie trupore për 3 minatorë. Rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll ndërsa minatorët ndodhen aktualisht në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Bulqizë/informacion paraprak                                                                              

Në një subjekt minerar, në Bulqizë, gjatë punës në nivelin 17 të pusit, dyshohet se ka shpërthyer një sasi gazi dhe për pasojë kanë pësuar djegie trupore tre punëtorë që ndodheshin në këtë nivel, konkretisht shtetasit F.S; Rr.K., dhe A.Ç. Të lënduarit po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është bërë menjëherë evakuimi i të gjithë punëtorëve nga fronti i punës dhe rrjedhja e gazit është vënë nën kontroll. Situata aktualisht është normalizuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të plota të kësaj ngjarjeje.