Pamje video, rrëshqitjet masive të dherave sjellin “tsunami” balte në qytezën pranë Torinos

Reshjet e shumta të shiut në zonat malore në veri të Italisë, janë bërë shkas i rrëshqitjes masive të dherave, të cilat mandej kanë zbritur në formën e vërshimeve të baltës në një qytezë pranë Torinos, e quajtur Bardonekia.

Dy përrenjtë Frejus e Merdovine janë vërshuar nga “tsunami” balte të cilat kanë sjellë dëme të konsiderueshme në objekte e makina, veçanërisht nëpër urat e qytezës. Banorët e zonës atje si dhe media italiane, kanë përcjellë pamje të vërshimeve të baltës, si dhe të pasojave.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje e pazakontë e regjistruar ditën e djeshme, nuk pati persona të lënduar, veçse dëme materiale.