Një zënkë në lokal solli humbjen e një jete, si u qëllua për vdekje para shtëpisë 26 vjeçari në Bulqizë

Një krim i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, atje ku një 26 vjeçar i qujtur Dritan Manjani, humbi jetën si pasojë e plagëve nga thika, shkaktuar nga një 30 vjeçar i identifikuar si Dorjan Dema ( i arrestuar nga policia).

Ne te majte autori dyshuar, ne te djathte viktima

Konflikti mes dy të rinjve ka nisur në një lokal në zonë. Viktima ka qenë ulur në të njëjtin lokal me autorin e dyshuar, i cili ishte i shoqëruar nga disa persona të tjerë. Një zënkë me fjalë ka nisur, ndërsa  në orët e mbrëmjes autori dyshuar ka shkuar në banesën e 26 vjeçarit. Me të mbërritur atje së bashku me disa persona të tjerë, ai ka nisur t’i bjerë borisë së makinës. 26 vjeçari, i cili darkonte me familjarët, ka dalë nga shtëpia. Menjëherë 30 vjeçari Dorjan Dema dyshohet ta ketë qëlluar me thikë dhe mandej është larguar.

26 vjeçari u gjet nga familjarët dhe u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë. Dinamikën e ngjarjes e kanë shpjeguar për median dëshmitarët okularë dhe banorët e zonës (ngjarja ndodhi në fshatin  Homesh).

“Ishin duke ngrënë e duke pirë 5 veta, ne pimë një kafe në tavolinë tjetër me të ndjerin. Ika, i lashë duke pirë, meze e birra ishin bashkë 5 veta, përfshirë dhe këtë që ka vrarë viktimën, Dorian Dema. Ne ishim në atë lokal në tavolinë tjetër, viktima qëndroi veçmas. Aty ka nis konflikti, siç kam dëgjuar se unë ika, nuk di më tepër. Kanë ardhur nga ora 9 e gjysmë, i ndjeri ka qenë duke ngrënë bukë, ka dalë jashtë, i kanë rënë borisë dhe aty e ka therur jo me kaçavidë siç thanë, por me thikë”, tha një banor i zonës.