Himarë, dy të miturit përplasen me jetski, njëri prej tyre dërgohet në Tiranë në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në plazhin e Llamanit në Himarë, atje ku dy të mitur të moshave 16 e 17 vjeç, janë përplasur mes tyre me jet ski. Për pasojë, 16 vjeçari ka marrë plagë të rënda (në kokë e trup) dhe është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë pasdite. Dy të miturit kishin marrë me qira dy jet ski për të bërë xhiro. Mbi rastin është shoqëruar pronari i mjeteve lundruese.

Mbetet ende e paqartë dinamika e rastit, sesi dy të miturit janë përplasur mes tyre.