Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, atje ku një i moshuar është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual të vajze të mitur.
Policia njoftoi se burri në moshën 65 vjeçare i identifikuar si Skënder S., ka hyrë në banesën e 16 vjeçares dhe ka tentuar ta ngacmojë seksualisht këtë të fundit. Ka qenë vajza e cila ka alarmuar policinë e cila me të shkuar në vendin e ngjarjes, ka arrestuar në flagrancë të moshuarin.
Sarandë
“Pas marrjes së njoftimit nga një 16-vjeçare, se në banesën e saj kishte hyrë një shtetas që tentonte ta ngacmonte seksualisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në këtë banesë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S.S, 65 vjeç.
Ndërkaq, në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të përgjegjësisë penale të 65-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.-njoftoi policia.