Pamje video, qielli ‘skuqet’ nga zjarret në Kanada, 20,000 banorëve të një qyteti u kërkohet të evakuohen

Këto janë disa pamje që vijnë nga territoret Veri-Perëndimore të Kanadasë, atje ku zjarret masive po djegin çdo gjë gjejnë përpara.

Më shumë se 20 mijë personave që jetojnë në qytetin e Yellowknife u është kërkuar të largohen deri pasditen e ditës së nesërme (premte).