Shpëtoi nga mbytja një foshnje 1 muajshe, akti heroik i oficerit filmohet nga kamera e tij trupore

Një oficer policie në një qytezë në Kolorado (SHBA) ka mundur t’i shpëtojë jetën një foshnje të vogël, ndërsa veprimi i tij heroik është raportuar gjerësisht në median amerikane.

Ngjarja ndodhi pak ditë më parë në kontenë Arapahoe, atje kur oficeri Nik Paçeko (Nick Pacheco) iu përgjigj një thirrje emergjente në shtëpinë e një çifti të ri. Foshnja e tyre 1 muajshe ishte mbytur si pasojë e qumështit të gjirit dhe nuk po merrte frymë. Kur oficeri mbërriti në banesë, foshnja ishte bërë blu. Menjëherë polici kreu manorën Heimlich derisa foshnja vogël merr frymë.

Gjithçka është filmuar nga kamera trupore e oficerit.