Është përplasur në sipërfaqen e hënës anija kozmike ruse (pa ekuipazh brenda) “Luna-25”, misioni i parë rus drejt Hënës që prej 5 dekadash.
Autoritetet e kompanisë shtetërore hapësinore Roscosmos, deklaruan këtë të dielë se humbën kontaktin me anije kozmike pasi kjo e fundit nisi të rrotullohej e të dalë jashtë kontrollit, për t’u përplasur mandej në sipërfaqen e Hënës.
Misioni Luna-25 ishte i pari pas afro 50 vitesh, teksa Rusia po ‘rivalizonte’ Indinë e cila këtë javë pritet të ulë një anije kozmike në polin jugor të Hënës. Misionet po kryhen për të mbledhur të dhëna të reja mbi sipërfaqen e Hënës dhe për t’u risjellë në Tokë për analiza të mëtejshme.
Sipërfaqja e polit të jugut në Hënë ndodhet gjatë gjithë kohës në errësirë totale dhe është shumë herë më e madhe sesa poli verior i satelitit, duke bërë mundësinë për të gjetur ujë atje edhe më të lartë.