Spanja ka arritur të triumfojë në finalen e kampionatit botëror për femra, në ndeshjen kundër kombëtares së Anglisë.
Sportistet spanjolle u shpallën fituese për herë të parë, duke fituar me rezultatin 1-0 ndaj futbollisteve të kombëtares angleze. Ishte kapitenia e skuadrës spanjolle Olga Carmona e cila realizoi golin që solli fitoren, në minutën e 29-të të ndeshjes.
Spanja pati një mundësi të artë për të dyfishuar rezultatin përmes një penalltie, por goditja nga 11 metërshi u humb nga Hermoso.