Librazhd, fëmija 11 vjeçar mbytet në lumë

Një fëmijë i mitur ka humbur jetën këtë pasdite teksa po lahej në lumin Rrapun. Policia raportoi se 11 vjeçari me inicialet A.A është mbytur në lumë, në afërsi të fshatit Tokëz. Shërbimet e policisë e kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë të të miturit.

“Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., rreth 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi.” – njofton policia.