Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 42 vjeçar i cili ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me jetë ish bashkëshorten. Kjo e fundit ka kallëzuar në polici, ndërsa më tutje është bërë arrestimi i 42 vjeçarit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin , 42 vjeç, banues në Shkodër, pasi ish-bashkëshortja e tij ka kallëzuar se ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur atë për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.