Shqipëria sërish me temperatura deri në 40 °C, sa do të qëndrojë vala e të nxehtit

Ashtu si Italia fqinje edhe Shqipëria është prekur këtë fillim jave nga vala e të nxehtit me origjinë nga Afrika. Meteorologët parashikojnë se deri të enjten, temperaturat do të arrijnë sërish në vlera ekstreme, deri në 40 gradë celsius.

Tre do të jenë qarqet më të prekura nga i nxehti, konkretisht Elbasani, Shkodra e Berati. Në këto qytete e zonat përreth tyre, pritet që termometri të shkojë 40 gradë e deri në 41 °C.

Moti do të freskohet vetëm ditën e enjte, kohë kur temperaturat do të njohin një ulje prej të paktën 5 gradësh, duke shënuar maksimume prej 35 °C.