Pamjet nga liqeni në Tiranë, momenti kur makina me shpejtësi skëterrë ngjitet mbi digën e liqenit

Me shpejtësi skëterrë, nuk ka mundur dot të ndalojë BMË X6-tën dhe kësisoj ka përfunduar duke u ngjitur drejt e në digën e Liqenit Artificial në Tiranë.

Ky është aksidenti i pazakontë që ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, ndërsa shoferi i automjetit braktisi makinën e mori me vete targat për të mos u identifikuar.

Shoferi rezulton të jetë një 26 vjeçar nga Durrësi, është identifikuar dhe po punohet për ta ndaluar. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, pasi në zonën e digës ka plot qytetarë që dalin që në orët e para të mëngjesit për ecje apo vrap.

Tiranë

Më datë 22.08.2023, rreth orës 05:15, në Rrugën e Kosovarëve, dyshohet se automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin., 26 vjeç, banues në Durrës, ka dalë jashtë rruge dhe është ngjitur në skarpatin e digës së liqenit, më pas është përplasur me bordurën mbrojtëse anës liqenit.

Drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.