Maltë: Momenti kur shqiptari bën hedhje në det prej një lartësie të konsiderueshme, përfundon në spital si pasojë e lëndimeve

Një 38 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka përfunduar në spital pas një hedhje të rrezikshme nga një lartësia e konsiderueshme (shiko videon më poshtë).

I riu ndodhej në Delimara, në një zonë të njohur turistike të Maltës dhe ka vendosur të hidhet nga shkëmbinjtë drejt e në det, nga një lartësi e madhe.

Fillimisht dëshmitarët okularë atje, shumë prej të cilëve po filmonin, kanë duartrokitur aktin e rrezikshëm… por pas disa sekondash pasi ka rënë në ujë, 38 vjeçari nuk ka dalë duke mbetur nënujë. Pushuesit aty pranë kanë vrapuar drejt 38 vjeçarit, ndërsa një ambulancë e ka dërguar shqiptarin në spital.