Anija kozmike indiane (pa astronautë në bord) e quajtur Çandrayan-3 është bërë e para anije kozmike e cila ka mundur të ulet pranë sipërfaqes së polit jugor në Hënë.
Moduli ulës i quajtur Vikram tashmë është ulur në sipërfaqen hënore, ndërsa në brendi të tij ndodhet një rover me 6 rrota. Nëse gjithçka shkon sipas planit, roveri do të mund të ecë në sipërfaqen hënore për të mbledhur të dhëna me rëndësi për shkencën.
Shumë shkencëtarë besojnë se në krateret në polin jugor të Hënës, të cilat nuk ekspozohen kurrë në dritën e diellit, mund të gjendet ndër të tjera dhe ujë në formën e akullit.