Fushë Arrëz, 65 vjeçari bie në kontakt me rrymën elektrike, gjendet pa shenja jete në oborrin e shtëpisë

Një burrë në moshë ka humbur jetën si pasojë e rënies në kontakt me rrymën elektrike. Trupi i pajetë i 65 vjeçarit është gjetur në oborrin e banesës së tij në fshatin Arst (Fushë Arrëz).

“Rreth orës 14:15, në oborrin e banesës së tij, në fshatin Arst, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit V. N., 65 vjeç, aktualisht banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkak se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike”, njofton policia.