Fundjava me temperatura të larta, reshje shiu javën e ardhshme

Fundjava e fundit e muajit gusht do të jetë me mot të nxehtë, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare. Meterologët parashikojnë se temperaturat maksimale do të regjistrojnë deri në 37 gradë celsius, veçanërisht në qarqet e Shkodrës, Elbasanit, Beratit e Gjirokastrës.

Ndërkohë vija bregdetare do të ketë temperatura nga 33 deri në 35 gradë celsius.

Pas kësaj fundjave, pritet që të martën të ketë reshje shiu përgjatë gjithë territorit të vendit. Temperaturat parashikohen të bien me 2-3 gradë, duke bërë që ditët e fundit të gushtit të jenë më të freskëta.