“Zoti na dha jetë të dytë” Qëndruan për 14 orë në kabinën e teleferikut,  rrëfimi i të mbijetuarve në Pakistan

Dita nisi si një e zakonshme të martën në mëngjes. Gulfaraz, mekanik makine me profesion, kishte planifikuar që të shoqëronte nipin për në shkollë e mandej të kthehej në shtëpi. Bënë të njëjtën rrugë që e bëjnë prej vites. U ngjitën në kabinën e teleferikut e cila do t’i ulte në luginën Allai, në veriperëndim të Pakistanit. Por veçse pak minuta gjatë rrugëtimit, një nga dy kabujt që mbanin kabinën e teleferikut u këput.

Gulfaraz, nipi i tij dhe 6 pasagjerë të tjerë(5 prej të cilëve të mitur), mbetën të bllokuar në kabinë, në një lartësi prej mëse 270 metrash nga toka. Kabina lëkundej nga erërat e forta, teksa personave të mbetur aty brenda, nuk u mbetej veçse të luteshin në Zot dhe të shpresonin për t’u shpëtuar.

“Dukej sikur po qëndronim fare pak humnerës së varreve tona”-rrëfeu për BBC-në Gulfaraz, 20 vjeçar.

“Kishim pak shpresa ose asfare, se dikush do të na shpëtonte”-tha më tutje 20 vjeçari.

Kabujt u këputën rreth orës 07:30 të mëngjesit atje (me orën lokale). 6 fëmijët dhe dy të rriturit që mbetën në kabinë, do të qëndronin atje për plot 14 orë, derisa të gjithë u shpëtuan.

“Mendova se ishte dita ime e fundit”-tha për AFP-në Attaullad Shah, një prej djemve që shpëtoi. 15 vjeçari mandej tha se “Zoti më ka dhënë një jetë të dytë”.

Kabinat e teleferikut në këtë zonë kanë përdorim të gjerë, kjo pasi për fëmijët janë një mjet që u shkurton me orë të tëra rrugën drejt shkollës.

Ishte Gulfaraz (20 vjeçari që shoqëronte nipin) i cili dha alarmin, duke mundur të telefonojë familjen. Rezidentët e zonës atje përdorën dhe altoparlantët e xhamive për të lajmëruara autoritetet, pasi në këtë zonë malore komunikimi është i vështirë.

Burimi: BBC/ Përshtati me disa shkurtime: FCH.al