Sarandë: Zbardhet dëshmia e saldatorit, montuesi i ashensorit që i mori jetën kamarierit 17 vjeçar

Lulzim Allkushi, personi i cili kishte montuar ashensorin në lokalin në Sarandë ku gjeti tragjikisht vdekjen kamarieri 17 vjeçar, ka dhënë dëshminë e tij para hetuesve.

Me profesion saldator, 43 vjeçari tregoi se ashensorin e kishte montuar 4 vite më parë. Ai tha para hetuesve se askush nuk i kishte kërkuar që të kryente kontroll mbi ashensorin, kavot e të cilit u këputën duke zënë poshtë 17 vjeçarin, mëngjesin e të shtunës.

 “Para 4 vitesh më ka kontaktuar pronari i lokalit, Spiro Iliadhi. Më kërkoi që t’i montoja një pajisje si ashensor në mënyrë që të ngjisnin produkte ushqimore nga kati i parë në katin e dytë. Montimi është bërë që para 4 vitesh dhe që prej asaj kohe nuk më është kërkuar që ta kontrolloja”, ka thënë ai, siç ka mësuar abcnews.al

Policia e ka shpallur ndërkohë në kërkim pronarin e lokalit, 37 vjçarin Spiro Aliadhi. Ky i fundit akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe punësim të paligjshëm.