Patos: 62 vjeçarit i shpërthen bombula e gazit teksa po e montonte në shtëpi, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Margëlliç të Patosit, atje ku një 62 vjeçar ka marrë plagë serioze si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Burri me inicialet F.M, ka qenë duke e montuar bombulën e gazit në banesë, në momentin kur bombula ka shpërthyer.

62 vjeçari është shtruar me urgjencë në spital.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:00, në fshatin Margëlliç, Patos, shtetasi F. M., 62 vjeç, duke montuar bombulën e gazit në banesën e tij, bombula ka shpërthyer dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore 62-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.