Video, stuhia e fuqishme godet Majorkën në Spanjë, dy anije përplasen në port

Një stuhi e fuqishme me erëra deri në 120 km/h ka goditur Majorkën, duke sjellë dëme të konsiderueshme. Mes përmbytjeve e erës së fortë, një anije pasagjerësh është përplasur në port me një tjetër anije mallrash, teksa pasagjerëve u është kërkuar të braktisin menjëherë anijen.

Disa prej momenteve pas përplasjes mes dy anijeve janë filmuar nga turistët në bord, ndërsa BBC-ja ka përcjellë pamjet.