Uragani Idalia (kategoria3) ka mbërritur në Florida të SHBA-ve, duke sjellë erëra me shpejtësi deri në 201 km/h dhe përkeqësimin e ndjeshëm të motit.
Një personel prej 30 mijë personash janë vënë tashmë në gadishmëri për më të keqen, ndërsa autoritetet atje u kanë bërë thirrje qytetarëve të barrikadohen nëpër shtëpi ose të largohen nëse ndodhen në zonat e rrezikut të lartë.

Të paktën 28 nga 67 qarqet në shtetin e Floridas do të preken ndjeshëm nga uragani dhe ndodhen nën urdhrat për evakuim.
Në disa qytete e zona tanimë reshjet masive kanë sjellë përmbytjet e para (shiko video- fotot më poshtë), siç raporton dhe BBC-ja.
Water as far as the eye can see! #Idalia Cedar Key, FL pic.twitter.com/7D6rXfMMax
— Jim Cantore (@JimCantore) August 30, 2023


