Pamje video, pilotët në Florida filmojnë fenomenin e rrallë atmosferik

Me ardhjen e uraganit Idalia në shtetin e Floridas, autoritetet kanë nisur punën për të larguar nga zonat e rrezikut banorët e prekur nga përmbytjet. Në një prej avionëve të forcave ajrore, është regjistruar momenti kur shfaqet një fenomen i pazakontë atmosferik. I njohur si ‘Zjarri i Shën Elmos”, ky fenomen ngjan si rrufetë, por në fakt nuk është një vetëtimë (fenomeni po ndodh si pasojë e “bashkëveprimit” të trupit metalik të avionit me atmosferën)

Zjarri i Shën Elmos ndodh kur atmosfera është e ngarkuar nga fushat elektrike (shkak i stuhisë) të cilat prodhojnë shkarkime koronale të plazmës.

Fenomeni identifikohet si “zjarri i Shën Elmos” që në kohët e mesjetës, pasi atë e shikonin rëndom marinarët, duke e lidhur ngjarjen me Shën Erasmus-in e Formia-s, që konsiderohej si “mbrojtësi i marinarëve”